July 26, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

E tradhtοnte me mësuesin e fshatit? Ja çfarë solli masαkrën me sëpαtë, si u shυa çίfti i martυar prej 30 vitesh…

Qemal Bici 56-vjeç masakroi me sëpatë bashkëshorten e tij, Menturie Bici 53-vjeçe.

Autori i krimit dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte me një mësues, i cili dikur kishte punuar si drejtor shkolle në fshatin Dragostujë.

Më pas, arsimtari u transferua në një shkollë tjetër të Librazhdit, si mësues i thjeshtë.

Pavarësisht transferimit, konfliktet midis çiftit kishin vazhduar, pasi burri dyshonte se bashkëshortja e vazhdonte lidhjen me arsimtarin, konflikt i cili kulmoi pasditen e së hënës që përfundoi me vd**jen e të dyve.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur në banesën e çiftit para aktit tragjik të vrasjes, pasi ata kanë qenë të vetëm në shtëpi dhe me ardhjen e djalit të tyre 20-vjeçar në banesë, gjithçka kishte përfunduar.

I riu i ka gjetur nënën të ma**kruar në shtëpi dhe më pas babanë të varur në pemë, të dy pa shenja jete. Pas kësaj, edhe banorët e lagjes janë grumbulluar në shtëpinë e vi**imave.