Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

E rëndë! 27 vjeçarja në Tiranë ndërron jetë teksa po udhëtonte me makinë

Një 27 vjeçare në Tiranë ka ndërruar jetë në makinë teksa ishte duke udhëtuar me një person tjetër.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Kavajës” në kryeqytet, ku R.L dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak, teksa po udhëtonte me mjetin që drejtohej nga Xh.K

“Më datë 04.01.2022, rreth orës 17:25, në rrugën e “Kavajës”, në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 27 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.