Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

E rëndë/ 18-vjeçari dhe 33-vjeçarja humbin jetën njëri-pas tjetrin, shemben papritur në tokë

Dy vdekje të papritura dhe të çuditshme kanë ndodhur në Kardicë të Greqisë ku një 18-vjeçar u rrëzua ndodhej në një kafene, ndërsa 33-vjeçarja humbi jetën brenda shtëpisë së saj.

18-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Kardicës, ku mjekët u përpoqën për shumë orë ta mbanin në jetë, por pa rezultat.

Sipas të gjitha indikacioneve, 18-vjeçari ka pësuar infarkt.

Në të njëjtën kohë, në Karditsomagoula, një grua 33-vjeçare, teksa ndodhej në shtëpi, papritur humbi ndjenjat dhe ende nuk shpjegohen qartë shkaqet.

E gjithë lagjia është e pikëlluar me dy rastet fatale dhe njerëzit janë të shokuar pasi dy të rinj humbën jetën në mënyrë të pashpjegueshme. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre, ndërkohë që trupat janë dërguar për autopsi.