E mbani mend Infermieren që рunonte ne bikini në ѕрital? Kjo ëѕhtë рuna e re e saj

E mbani mend Infermieren që рunonte ne bikini në ѕрital? Kjo ëѕhtë рuna e re e saj

Infermierja ruse e cila u fotografua e veshur vetëm me të brendshme në një repart në të cilin trajtonte pacientë me koronavirus, është bërë prezantuese e motit në televizion. Nadia Zhukova, 23 vjeç, e cila vishte PPE transparente ndërsa u shërbente pacientëve, fillimisht mori vërejtje nga bordi spitalor.

Tani, Nadias i është ofruar roli si prezantuese e motit nga një stacion televiziv lokal në Tula, në jug të Moskës. Prapëseprapë, Nadia do të vazhdojë të punojë si infermiere.

Më herët asaj iu ofrua një rol si modele për një markë ruse të veshjeve sportive, por ajo insiston që asgjë nuk do ta largojë atë nga ëndrra e saj për t’u bërë mjeke.