E gjeni dot se kush është? Këngëtarja e njohur shqiptare bën ndryshimin drastik, fansat s’e njohin më (foto)

E gjeni dot se kush është? Këngëtarja e njohur shqiptare bën ndryshimin drastik, fansat s’e njohin më (foto)

Ajo është një ndër këngëtaret e njohura shqiptare që kohët e fundit ka qenë disi e tërhequr nga bota e muzikës.

Bëhet fjalë për këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila njihet edhe për eksperimentimet e saja me pamjen e saj. Këngëtarja ka zbuluar së fundmi, nëpërmjet një fotografie që ka publikuar në rrjete sociale, se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve në rozë.

Këngëtarja duket shumë ndryshe me flokët e shkurtër ndërsa mban veshur dhe një fustan të zi. Artistja nuk ka dhënë detaje nëse ky ndryshim në look ka të bëjë me ndonjë projekt të ri apo është thjesht një set fotografik.

Kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtares u publikua tre javë më parë. “Margjelo” është dueti me Garridon që e riktheu në muzikë pas disa kohësh.