Connect with us

E FUNDIT: Zyrtari i Ιartë i Bankës Qendrore, 200 euro në muaj për çdo qytetar…

Të Ndryshme

E FUNDIT: Zyrtari i Ιartë i Bankës Qendrore, 200 euro në muaj për çdo qytetar…

“Helicopter Money”, quhet propozimi i fundit për dhurimin e 200 eurove në muaj për çdo qytetar të Eurozonës.Kjo është një nga ata idetë që po krijon debat në rritje për adoptimin, në një
Bëhet fjalë për një propozim real dhe jo një teori konspirative. Ideja është rimarrë sëfundmi nga Ben Bernanke, ish guvernator i Federal Reserve që ka rikthyer konceptin e ideuar nga Milton Friedman, që konsiderohet edhe si babai i teorisë monetare dhe që ka marrë edhe çmimin Nobel për Ekonominë.Ky i fundit gjatë viteve ’60 shkruante: “Të supozojmë se një ditë një helikopter do të fluturonte sipër këtij komuniteti dhe do të hidhte 1 mijë dollarë nga qielli. Sigurisht ato do të mblidheshin me shpejtësi nga qytetarët”.

Sipas tij, një lëvizje e tillë do të kishte “automatikisht” një impakt në inflacion, duke e rritur atë. Rritja e inflacionit është një nga sfidat me të cilat po përballet BQE prej 10 vitesh. Qellimii është arritja e një niveli 2 % të inflacionit por mesatarja e arritur është 1.2 %. Dhe perspektiva e 10 viteve të ardhshme për 19 vendet e zonës euro mbetet e njëjtë, pra inflacion 1.2 %.Aspekti “interesant” është që investitorët duket se tashmë nuk besojnë më në mundësinë që politikat e fundit zgjeruese të BQE-së janë në gjendje që të sjellin rritjen e çmimeve në nivelet e kërkuara.

Nuk përfundon këtu! Investitorët jo vetëm nuk besojnë te rritja e inflacionit por te e kundërta; te deflacioni. Arsyeja për të cilët BQE (por edhe bankat e tjera qendrore të mëdha) has vështirësi për të ringritur inflacionin i ka rrënjët edhe më të thella. Gjithçka ka nisur në vitet ’80 kohë kur “gërshëra” e barazisë mes të pasurve dhe të varfërve ka nisur të zgjerohet.

Si fillim ka nisur me ritme të ngadalta por pas rënies së Murit të Berlinit dhe globalizimit, ritmet u përshpejtuan. Raporti mes të ardhurave të disponueshme të 10 % më të pasur të popullsisë dhe 10 % më të varfër, është rritur me 7 herë nga 1980 dhe me 9 herë në 2015. Përfitimet e rritjes ekonomike përfundojnë në xhepin e një fashe gjithnjë e më të ngushtë të popullsisë, evidentohet në studimin “Income Inequality” (Pabarazia e të ardhurave).

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top