July 26, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

E FUNDIT/ Udhëtimet drejt vendeve te BE, Tani Greqia dhe Italia kufizojnë shqiptarët në..

Këshilli i Bashkimit Europian njoftoi përfshirjen e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në listën jeshile për të lëvizur në BE.

Vendimi nuk është publikuar, dhe deri më tani mësohet se kemi të bëjmë me një sugjerim për vendet anëtare të unionit, që do të thotë se lëvizja e lirë do të varet përsëri, nga rregullat që çdo shtet, do të aplikojë për vendin tonë dhe fqinjët.

Italia nuk lejon udhëtime për turizëm ndërsa qeveria greke deri më 21 qershor regjimin e udhëtimeve të kufizuara vetëm për punë për shqiptarët.

Pritet vendimmarrja e radhës nga qeveria greke, nëse do tëhiqen masat kufizuese për udhëtimet drejt Greqisë, gjë e cila do të lejonte mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje për tu kthyer për pushime në Shqipëri.