E frikshme/ Shembet ura e Darzezës në Fier, fundoset kamioni

E frikshme/ Shembet ura e Darzezës në Fier, fundoset kamioni

Ura e Darzezës në Fier është shembur dhe si pasojë një mjet i tonazhit të rëndë ka rënë në lumë. Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk është lënduar. Ai ka dalë menjëherë nga mjeti duke u ndihmuar nga banorët e zonës. Prej kohësh banorët e Darëzezës janë ankuar për urën e fshatit. Gjendja e saj ka qenë e keqe dhe shumë e rrezikshme. Për më tepër, të mendosh që fshati është një vend turistik dhe investimet janë zero.