E diela e mbush pishinën e Gërmisë me qytetarë

E diela e mbush pishinën e Gërmisë me qytetarë

Temperaturat e larta që po vazhdojnë të mbretërojnë në vendin tonë, kanë bërë që shumë qytetarë të drejtohen drejt zonave bregdetare.

Por, shumica nga ta kanë zgjedhur që këto ditë të nxehta ti kalojnë edhe në pishinat e hapura.

Një numër i madh i qytetarëve nga Prishtina kanë vendosur që këto ditë të nxehta ti kalojnë në pishinën e Gërmisë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar fotografi nga pishina e Gërmisë, përderisa u ka bërë thirrje qytetarëve që këto ditë të nxehta t’i kalojnë në këtë pishinë.

“Mirëmëngjesi nga pishina e bukur e Gërmisë!

Nëse ende nuk keni vendos se qysh me mposhtë vapën, atëherë mos harroni se Gërmia i ka dyert hapur për ju!”, ka shkruar Ahmeti.
lajm1-com