Connect with us

Dy burra të arrestuar nga Policia në Tiranë, rrahën gratë në ditët e para të vitit 2022

Aktuale

Dy burra të arrestuar nga Policia në Tiranë, rrahën gratë në ditët e para të vitit 2022

Dy burra janë arrestuar nga Policia e Tiranës në ditët e para të vitit 2022, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre. Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. U., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top