October 22, 2020

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

DUDA BALJE KUNDËR NDËRRIMIT TË KUSHTETUTËS: LARG DUART NGA IMPROVIZIMET SIÇ ËSHTË ‘REPUBLIKA SËRPSKA’

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka dalë kundër qëndrimeve për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, njofton Insajderi.

Me anë të një reagimi të saj në Facebook, Balje e ka quajtur Kosovën si shtetin më afirmativ të të drejtave të komuniteteve joshumicë.

“Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm! Nuk mund të ketë e as që vjen në shprehje kurrfarë ndryshimi kushtetues”, shkroi Balje në llogarinë e saj në Facxebook, pas deklaratës së ndërmjetësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak, që tha se për t’u formuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është e logjikshme të ndërrohet Kushtetuta.Ajo tutje ka përmendur edhe “Republikën Sërpska” të konvertuar në Bosnje e Hercegovinë, për çka thotë se është bërë kancer i këtij vendi dhe se në Evropë nuk mund të ketë edhe një të tillë.

“Shembull tipik i lajthitjeve dhe labirintit nga nuk mund të largohesh është Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë që është bërë kancer i BeH! Në Evropë nuk mund dhe nuk do të ketë edhe një ” Republika Sërpska” e konvertuar në ASK! Ne boshnjakët e adhurojmë atdheun tonë Kosovën kështu siç është dhe i jemi falënderues përjetësisht për mundësinë e barabartë që na e ka dhënë! Do jemi krah për krahu me popullin shqiptar në luftën për drejtësi dhe civilizim botëror! Larg duart nga improvizimet siç është ‘Republika Sërpska’!”. /Insajderi.com