Donte t’i merrte gruan tjetrit, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Donte t’i merrte gruan tjetrit, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Një 38-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë pasi përndiqte dhe shantazhonte një çift bashkëshortësh.

Sipas policisë, A.S ka ndërhyrë në jetën private të A.C, 40 vjeç dhe bashkëshortes së këtij të fundit.

38-vjeçari donte të ndante burrë e grua dhe për këtë qëllim i përndiqte ata prej një kohe të gjatë.

Kanë qenë burrë e grua që kanë denoncuar në polici A.S, i cili është vënë në pranga.

Policia e Durrësi
Është arrestuar në flagrancë shtetasi A.S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur, përndjekur dhe ndërhyrë në jetën private shtetasin A.C., 40 vjeç, banues në Durrës dhe bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.