Connect with us

Do të arrestohet Sali Berisha? Ja çfarë thotë ministri i Jashtëm

Të Ndryshme

Do të arrestohet Sali Berisha? Ja çfarë thotë ministri i Jashtëm

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo i ftuar në emisionin “Log” ka folur mbi zhvillimet në Partinë Demokratike dhe mbi mundësinë e arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Milo ka bërë një paralelizëm duke thënë se në fillimet e Berishës, kishte me vete ndërkombëtarët, ndërsa sot ndodh krejt e kundërta.

Duke përmendur dhe vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar në Tiranë, Milo thotë se edhe mund të ndodhë arrestimi i Berishës.

“ Në 1998 organet e drejtësisë së asaj kohe synonin ose kishin ndërmend të bënin një akt të tillë mbështetur në ngjarjet e shtatorit për atë që u quajt grusht shteti. Atëherë kishte presion të madh që të mos vihej dorë mbi Berishën, sot ndodh e kundërta.

Kemi një diferencë 180 kthesë në qëndrim ndërkombëtar ndaj Berishës. Duke patur parasysh atë fabulën që është tjerrur meqë erdhi Escobar mund të ndodhë një gjë e tillë me Berishën”.

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top