‘Do shkοjë si me Olldαshin’/ Artan Hoxha: Luli mos na zhgënje, Rama e përcοlli për në pensiοn Ruçin

‘Do shkοjë si me Olldαshin’/ Artan Hoxha: Luli mos na zhgënje, Rama e përcοlli për në pensiοn Ruçin

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale zgjedhjet që po zhvillon PD-ja për kreun e ri të partisë.

Hoxha parashikon se Basha do të fitojë me të njëjtin rezultat që ka pasur me Olldashin, fiton me 80% të votave.

Jo vetëm kaq, por Hoxha e sfidon Bashën duke shkruar se Rama e nxori në pension Ruçin, ndërsa ai me sa duket nuk do ta përcjellë në pension Berishën.

Postimi i plotë:

Duke pritur fitoren e Bashes…Sigurisht, sa e thelle do te jete, sepse nuk diskutohet si fitore.

Kam pershtypjen se do shkoje si me Olldashin.

Fiton Luli me 80% te pjesmarresve ne votim.Luli mos na zhgenje!!!

Homologu tjeter Rama e fitoi “betejen” e tij dje, madje percolli per ne pension edhe Ruçin, qe kishte ne politike prej 1978-es…

Sigurisht nuk presim, qe Luli te percjelle ne pension Berishen, i angazhuar ne politike prej 1968-es.