“Do marr nuse serbe”, nënës shqiptare gati sa nuk i bie të fikët nga ajo që i thotë i biri

“Do marr nuse serbe”, nënës shqiptare gati sa nuk i bie të fikët nga ajo që i thotë i biri

Luljeta dhe Nino Gashi janë dyshja nënë e bir, që po bëjnë xhiron e Tik-Tok. Djali i bën “rrengje” nga më të ndryshmet të ëmës dhe reagimet e kësaj të fundit janë epike.

Në një lidhje me “Skype” nga Gjermania, ata folën rreth marrëdhënies së tyre dhe këtyre videove që shkaktojnë shumë të qeshura tek të gjithë.

“Mami nuk e di fare, mbas pune e inçizoj”, tha Nino në gjuhën gjermane. “Unë nuk e rrah shumë djalin, e dua shumë. E rrah pas kameras. Nino gjuhën e kupton, por nuk flet sikur unë. Ai ka lindur në Gjermani. Nino ka punuar tre vite. Ne jemi nga Prishtina”, tha nëna.

E pyetur pse Nino nuk flet gjuhën shqipe, zonja Luljeta ka treguar arsyen duke theksuar se ai e kupton shumë mirë.

“Unë jam frizere dhe flas prej mëngjesit deri në mbrëmje gjuhën gjermanishte se kam klientat. Por kam afër vëllezërit, të gjithë për të folur shqip. Por punën e kam të tillë që më duhet të flas gjermanisht”.

Sakaq, ajo është ndalur edhe te video që bëri “namin” në rrjet, ku i biri i thoshte se do të marrë nuse serbe.

“S’ka probleme se çfarë nuse merr Nino, po ky e di historinë e Kosovës. Prandaj reagova ashtu. Videot I bën vetëm me mua”, përfundoi ajo.