Connect with us

Ditë e zezë për Ilir Metën, zhdυket LSI-ja edhe në Skrapar, merr fund karriera e tij ρolitike, shρërbëhet bαηda fαmëk.eqe e korrυρsionit

Aktuale

Ditë e zezë për Ilir Metën, zhdυket LSI-ja edhe në Skrapar, merr fund karriera e tij ρolitike, shρërbëhet bαηda fαmëk.eqe e korrυρsionit

Shpërbëhet dhe asgjësohet banda e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Berat, nga 7 mandate nuk mori asnjë, braktisja nga Nasip Naço dhe Geldion Rehovica efekt shkatërrimtar për LSI-në

Ilir Meta po kalon ditët më të zeza të karrierës së tij politike, karrierë e cila është shënjuar me një sagë krimesh ekonomike dhe njerëzore, me pastrim parash, korrupsion, vjedhje masive dhe të paskrupullta, shantazh, blerje votash, fshehje pasurish etj.

Në zgjedhjet e 25 prillit, nga numërimi i kutive të fundit, konfirmohet zyrtarisht shkrirja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat, e cila për herë të parë doli pa asnjë mandat deputeti.

Nga 7 mandatet e Beratit, banda e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk ka arritur të marrë qoftë edhe një mandat. Në përfundim të numërimit, Partia Socialiste, e mbështetur fort në këto zgjedhje nga Nasip Naço, ka marrë 5 mandate në Berat, ndërsa Partia Demokratike 2 mandate. As Lefter Maliqi, të cilin Meta dhe Monika e përfshinë nga fundi i listës së kandidatëve, nuk ka mundur të parandalojë zhdukjen e LSI-në në Berat.

Në zgjedhjet e 2017, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë marrë dy mandate në bastionin e tyre. Gjithashtu, edhe në zgjedhjet e 2013, LSI-ja ka marrë dy mandate në Berat, ku përfshihet edhe Skrapari.

Zhdukja e LSI-së në Berat, që konsiderohet edhe si shtëpia e bandës së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, u paralajmërua pas humbjes së LSI-së në Skrapar, një bastion historik i Ilir Metës. Në Skrapar, pas shumë vitesh, zgjedhjet i fitoi PS-ja. Disfata më pas rezultoi e thellë për LSI-në zonat e tjera të qarkut. Dy mandatet e saj janë ndarë një për PD-në dhe një tjetër mandat për PS-së, ashtu siç edhe ishte plani i fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Fundi i LSI-së në Berat u paralajmërua pas braktisjes nga Nasip Naço dhe Geldion Rehovicës, dy ish-deputetë të LSI-së, figurat kryesore të kësaj partie në këtë qark. Naço dhe Rehovica, pas mosmarrëveshjeve me Metën dhe Monikën, si dhe duke parë në horizont fundin e bandës, vendosën t’i bashkohen PS-së. Ilir Meta nisi një sulm të egër ndaj tyre, duke i motivuar ata që punonin më fort për zhdukjen e LSI-së në Berat. Ilir Meta sulmoi ashpër të larguarit nga LSI-ja, duke deklaruar se Rama po merr llumin e LSI-së dhe po e paraqet si ajkën e Partisë Socialiste. Nga ana tjetër, që të dy, Naço dhe Rehovica paralajmëruan Metën për atë që do ta priste në Berat gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe ashtu ndodhi. Efekti i lëvizjes së tyre ishte shkatërrimtar për LSI-në.

Zhdukja e LSI-së në qarqet kryesore të vendit dhe në shtëpinë e saj, vulos edhe fundin politik të Ilir Metës, për të cilin thuhet se po përgatitet për t’u arratisur nga Shqipëria, bashkë me thasët me para. Pa një numër imponues mandatesh në Kuvend, Meta nuk mund të hyjë më në pazare më dy partitë e mëdha, as për aleanca parazgjedhore dhe as për të ndarë pushtet. Edhe nëse nuk largohet nga politika përfundimisht, Ilir Meta nga sot nuk është më faktor politik në Shqipëri, pasi nuk ka më vota, deputetë dhe as parti./Pamfleti

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top