Connect with us

Detaje të tjera nga ngjarja e rëndë në kopshtin privat! Prindërit e regjistruan 3-vjeçarin pas premtimit të madh që morën, zbulohet shkelja e rëndë në kontratë

Të Ndryshme

Detaje të tjera nga ngjarja e rëndë në kopshtin privat! Prindërit e regjistruan 3-vjeçarin pas premtimit të madh që morën, zbulohet shkelja e rëndë në kontratë

Kopshti ku të premten e shkuar humbi tragjikisht jetën një fëmijë 3-vjeçar ishte pjesë e një institucioni arsimor privat të akredituar në Fier, që e ushtronte këtë aktivitet prej gati 20 vitesh. Gazetarja Anila Sefa, në një lidhje me Klan News, tregon se prindërit e vogëlushit kishin zgjedhur ta regjistronin atë në këtë kopsht për arsye sigurie.

Ajo tregon se kontrata që prindërit kishin firmosur me këtë institucion specifikonte se të vegjlit monitoroheshin me kamera gjatë gjithë kohës, e se numri i fëmijëve ishte 7. Por në fakt, nuk rezulton kështu. Redina Binjaku ishte edukatorja e vetme që kujdesej për të vegjlit, që sipas gazetares, rezulton të kenë qenë më shumë se 12.

27-vjeçarja Redina Binjaku u la këtë të martë në a rrest me b urg për 30 ditë. Ajo nuk ishte e pranishme në gjykatë, por përfaqësohej nga avokati i saj. Sefa tha se e akuzuara raportohet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe kjo ka qenë arsyeja përse nuk është paraqitur në seancë. Punën si edukatore në këtë kopsht, ajo e kishte nisur fillimisht si ndihmëse.

“Fillimisht ka qenë ndihmës edukatore kur është punësuar, por përgjegjësja e këtij kopshti ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me të akuzuarën për të qenë ajo edukatore dhe përgjegjëse e këtij grupi. Ndaj dhe është dhe e vetmja e akuzuar për v dekjen e vogëlushit 3-vjeçar dhe nuk ka persona të tjerë.

Sigurisht grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe presidentin e përgjegjësit e tjerë të këtij institucioni arsimor. Kjo pasi, është një institucion i tërë arsimor, duke filluar nga kopshti, çerdhja, arsimi 9 vjeçar dhe arsimi i mesëm. Është një institucion i regjistruar ligjërisht në Fier prej më shumë se 20 vitesh që ka një licencë të arsimit”.

“Kjo është hera e parë që përflitet për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në këtë kopsht… por mjafton një ngjarje për të nxjerrë të gjithë të vërtetën pas disa vitesh. Familjarët e vogëlushit 3-vjeçar kishin 4 muaj që e kishin regjistruar djalin në këtë kopsht. Sikundër u shprehën dhe ata vetë, arsyen përse e regjistruan në këtë kopsht ishte siguria që iu premtua se do të ishte për të gjithë fëmijët dhe foshnjen tyre në këtë kopsht.

Në muajin shtator të 2021 është nënshkruar kontrata mes tyre dhe kryesorja ka qenë vëzhgim i dhe monitorimi gjatë gjithë kohës me kamera dhe grupi nuk duhet të kishte më tepër se 7 fëmijë. Mos vënia në dijeni e pamjeve filmike që pretendohej se kopshti dhe dhoma ku mbaheshin fëmijët mbikëqyrej ka qenë pikënisja kryesore e dyshimeve të prindërve për këtë ngjarje“, tha gazetarja Anila Sefa.

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top