Connect with us

Detaje ekskIuzive: Shqiptarja mαshtron çίftin zυiceran duke i marr 250 mijë euro

Aktuale

Detaje ekskIuzive: Shqiptarja mαshtron çίftin zυiceran duke i marr 250 mijë euro

Ilire Kozhani, shqiptare nga Kosova e cila jeton në Zvicër, dyshohet se i ka marr qindra mijëra euro nga një çift zviceran, duke manipuluar me ta. Sipas çiftit që thonë se janë viktimë e saj, ajo është një mashtruese profesioniste,

e cila shtiret si mjeke, falsifikon dokumente dhe u merr para shumë njerëzve. Por, cila është lidhja mes saj dhe Loredanës, këngëtares që ka histori të ngjashme mashtrimi në Zvicër? Gazeta Online ‘Reporteri.net’ sjellë detaje ekskluzive të kësaj historie mashtrimi e zhvatje parash.

Gerald dhe Jolanda Schwarz janë një çift nga Zvicra të cilët thonë se i dhanë 250 mijë euro kosovares Ilire Kozhanit, e cila sipas tyre është një mashtruese profesioniste, që shtiret si një mjeke.

Çifti thonë se Kozhani ka qenë fqinja e tyre e parë dhe se i kanë dhënë 250 mijë euro me që e njëjta sipas tyre, falsifikonte dokumente dhe shtirej si mjeke. Ata i kanë besuar asaj. Por në fund, gjithçka doli të jetë mashtrim.

Gerald Schwarz tregon për Gazetën Online historinë se si i kanë besuar shqiptares nga Kosova, e cila siç thotë ai, i ka mashtruar meqë është profesioniste në këtë fushë. “Ishte fqinja jonë e parë.

Ajo aktronte që ishte mjeke dhe tha se punonte në spital në Schaffhausen. Ajo ka dhe të gjitha pajisjet mjekësore (pantallona dhe xhaketë) dhe gjithçka tjetër që duhet në çantën e një doktori. Por ajo nuk është mjeke”, rrëfen burri zviceran.

Për t’i bindur dhe më shumë, çifti thotë se Kozhani kishte falsifikuar edhe dokumente. “Po ashtu ajo më tregoi të gjitha dokumentet (kontrata e punës nga spitali në Schaffhausen, fletëpagesat, etj.) dhe dukej se gjithçka ishin në rregull. Por doli që të gjitha dokumentet ishin të falsifikuara”, vazhdon rrëfimi i Gerald Schwarz.

Por, duket sikur pretendimet e saj që është mjeke nuk i kishte ndalur vetëm në letra. Burri zviceran thotë se Kozhani kishte ndihmuar njëherë gruan e tij me një problem që kishte në këmbë.

“Ajo madje e ndihmoi dhe trajtoi gruan time një herë për një problem që kishte në këmbë”. Por, si arriti ajo që t’i bind dhe tua marr 250 mijë euro zviceranëve?

Gerald tregon që pas hulumtimeve me avokatin e tij, ka gjetur shumë mashtrime të Ilire Kozhanit. Ai thotë që Kozhani u ka prezantuar edhe kontratën e blerjes së shtëpisë në Kosovë, të cilën u ka thënë se do ta shes për tua kthyer paratë. “Ajo më tregoi kontratat e blerjes atje ku ka një shtëpi në Kosovë (Lipjan) të cilën dëshironte ta shiste për të mi kthyer paratë”, tha zvicerani për Reporteri.net.

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top