Del video tjetër/ “Më jep lekët e dëmit…”, ja si nisi sherri mes pronares së hotelit dhe çiftit në Himarë

Del video tjetër/ “Më jep lekët e dëmit…”, ja si nisi sherri mes pronares së hotelit dhe çiftit në Himarë

Më herët gjatë ditës u bë publik një lajm se si një pronare hoteli në Livadh mbante peng një çift që kishin shkuar për të kaluar disa ditë pushim në hotelin e saj./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Çifti që shoqërohej nga vajza e tyre u larguan nga hoteli ku po qendronin pasi nuk ishin të kënaqur me kushtet që ofronte hoteli, por një largim i tillë nuk është pëlqyer aspak nga pronarja. Ajo i ka prerë rrugën çiftit dhe nuk i ka lënë ata të largohen edhe pse ata ishin me vajzën e vogël e cila qante vazhdimisht./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Mësohet se pronarja e hotelit ku kishte qëndruar çifti merr në telefon Policinë pasi u ka prerë rrugën atyre dhe u kërkon paratë e saj me pretendimin se i kanë djegur çarçafët, ndërsa burri filmon gjithçka nga brenda mjetit./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet