Connect with us

DEL VIDEO/ Arditi ‘përzë’ nga skena ata që na kanë bërë krenarë vetëm e vetëm për t’i bërë surprizën Beatrixës

Aktuale

DEL VIDEO/ Arditi ‘përzë’ nga skena ata që na kanë bërë krenarë vetëm e vetëm për t’i bërë surprizën Beatrixës

Surprizën që Vëllai i Madh i përgatiti Triksës të martën ajo e kishte merituar plotësisht. Ajo vajzë i dhuroi shoë-t një nga fabulat më të bukura të tradhtisë në një Reality. Që nga vështrimi i parë me Donaldin, ngacmimet, puthja e parë, prekjet dhe çdo sekondë e marrëdhënies që e konsumoi live para kamerave, duke marrë mbi supe mllefin dhe helmin në rrjetet sociale, të atyre që prjektonin tek Donaldi dhe Bora historinë me fund të lumtur.

Prandaj udhëtimi symbyllur drejt Festivalit të Këngës për të parë vëllain, Alban Ramosajn në skenë arriti kulmin e shikueshmërisë, edhe pse dy ekranet gjigande Top Channel dhe RTSH u bënë bashkë në një. Si asnjëherë tjetër dy spektakle u shkrinë si dy botë të ndryshme, duke shkaktuar konfuzion tek shikuesit. Pakënaqësia për ndërthurjen e Festivalit të Këngës me Big Brother VIP erdhi nga ajo pjesë e publikut që e kishte bërë zgjedhjen atë natë dhe ajo ishte RTSH.

Por Lapsi.al ka mësuar se në prapaskenën e Festivalit ka pasur edhe debate të tjera. I tillë ka qenë vendimi i prezantuesit Ardit Gjebreas për të hequr nga skaleta një këngë përshëndetëse, që do të këndohej në Festival duke i dhënë më shumë kohë lidhjes live me Big Brother VIP.

Bëhet fjalë për një kompozim të Elton Dedës dhe Redon Makashit, dy këngëtarëve që rezultojnë se janë pjesë e Qendrës Kulturore të Ushtrisë, Reparti 6623. Kënga do të këndohej nga vetë Elton Deda, Redon Makashi, Saimir Braho dhe Eneida Tarifa shoqëruar nga banda frymore e Forcave të Armatosura dhe ishte një dedikim për ushtarët shqiptarë që luftojnë si pjesë e misioneve të NATO-s.

50 ushtarakët që do të shoqëronin këngën u paraqitën herët në mëngjes në skenën e Pallatit të Koncerteve siç ishte rënë dakort, por Ardit Gjebrea i përzuri me idenë se i dukej “komuniste” një performancë e dyfishtë e Eneida Tarifës, si këngëtare e Eurovizion.

Lapsi.al ka siguruar edhe videon kur Gjebrea largon 50 ushtarakët nga skena me fjalët “më kujtohet koha e komunizmit, kur dilte një këngëtar dilte dhe bënte një gjë e një gjë. Nuk del. Dua t’ju sqaroj se keni ardhur deri tani dhe dua t’ju shpjegoj. Jeni artistë. Dhe më duhet t’ju shpjegoj… A jeni munduar deri këtu? A mund t’ju jap një motiv që përse nuk bëhet? Nuk dua të jeni dele që “hajdeni dhe ikni” dhe ndjej detyrën si artist që të sqaroj disa artistë” shprehet Gjebrea, që më pas vendosi veton për largimin e ushtarakëve nga skena dhe heqjen e këngës nga skaleta.

Video është një material i shkëputur nga momenti kur Gjebrea u shpjegon ushtarakëve se përse nuk mund të këndojnë në skenën e Festivalit, ndaj veç fjalëve “më duket si komuniste” ai mund të ketë dhënë edhe arsye të tjera. Lapsi.al disponon edhe këngën e Redon Makashit dhe Elton Dedës që pritet të publikohet këto ditë në media, si pjesë e një fushate sensibilizimi nga Ministria e Mbrojtjes për t’i dhënë një fytyrë më miqësore Forcave të Armatosura.

Transmetimi apo jo i këngës në Festival si një mesazh mirënjohjeje për ushtarët shqiptarë jashtë vendit mund të jetë një vendim që ha debat. E sigurtë është që Top Channel e përmbushi misionin e tij mbi shikueshmërinë në Prime-in e të martës, ndërsa në RTSH gjërat nuk janë asnjëherë kaq të thjeshta.

Paratë aty paguhen nga taksat e publikut dhe spektakli merr një ngarkesë tjetër. Qëllimi nuk është thjesht dhe veteëm shikueshmëria, por realizimi i një produkti sa më cilësor, pse jo edhe edukues për qindra mijëra familjet, që ulen para ekranit të shohin një spektakël të denjë për paratë që kanë paguar. /Burimi: Lapsi.al

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top