Dedikim për 26-vjeçarin që nuk jeton më, erdhi në ‘Këngën Magjike’ pas një ngjarjeje tepër të trishtë

Dedikim për 26-vjeçarin që nuk jeton më, erdhi në ‘Këngën Magjike’ pas një ngjarjeje tepër të trishtë

Në “Rudina” në Tv Klan pasditen e djeshme ka qenë e ftuar një prej këngëtareve të kategorisë ‘Big Internacional’ në “Kënga Magjike 2021”. Valeria Altobelli është mjaft e njohur në Itali dhe muzika e saj ka tërhequr shumë vëmendje edhe në prezantimin në festival. Valeria që në moshë të vogël ka studiuar për muzikë, është angazhuar në botën e televizionit, ka studiuar për juridik, ka mbajtur kurorën e ‘Miss World Italy’ dhe nuk është ndarë asnjëherë nga pasioni i saj për muzikën.

Gjatë intervistës, Valeria tregoi se këngën e saj “Anima Semplice”, ia ka dedikuar një sportisti, i cili ka humbur jetën disa ditë më parë nga një tumor. Ajo e njihte sportistin Filippo Mondelli personalisht dhe duke treguar historinë e tij, këngëtarja nuk i mbajti dot lotët.

“Ia dedikoj një djali që nuk është më me ne. Ai ka kualifikuar barkën për Tokion, arriti i pari, arriti këtë rezultat të lartë e më pas zbuloi se kishte një tumor në gjuhë dhe në moshën 26-vjeçare u ngrit në qiell dhe vendin në varkë e mori im shoq, pra burri im është në vendin e tij.

Në varkë janë 5 persona, sepse ai nuk do zbresë kurrë nga ajo varkë. E gjithë merita e atij kualifikimi është merita e tij, sepse ai ishte një kampion i jashtëzakonshëm në jetë dhe në sport. Ishte një djalë që ishte gjithmonë alegro, i lumtur, që donte fëmijët, që donte njerëzit e dobët. Ndodhi pak para se të nisesha unë.

Në qoftë se ka një shpirt të thjeshtë, ishte pikërisht ai, ishte përshkrimi i shpirtit të thjeshtë, i kampionit të sjellshëm. I dërgoj një puthje të gjithë familjes së tij, sepse ajo që ndodhi, nuk duhet të ndodhte”.