Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Dalin emrat! Ja kush janë 4 personat e arrestuar për nxjerrjen e të dhënave

4 persona janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Tiranës, në lidhje me skandalin për nxjerrjen e të dhënave të më shumë se 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

Burime bëjnë me dije se të arrestuarit janë: Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota, Endri Ikonomi.

Dy të parët janë punonjës në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe dy të dytët i përkasin sektorit privat.

Sipas drejtueses së prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, kolegët i çuan informacione njëri tjetrit, dhe më pas i shitën ato subjekteve private.

Sa i takon çmimit që është përfituar nga shitja e të dhënave, Imeraj nuk dha detaje të mëtejshme, duke thënë se i përkasin sekretit hetimor.

Sipas drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, hetimet janë intesive dhe po synojnë që të zbulojnë qëllimin e autorëve.

Elisabeta Imeraj:

Prokuroria ka nisur hetimet në mënyrë intesive, janë marrë informacionet nga të dhënat dyshoheshin se kishin rrjedhur, kemi konkluduar në ecurinë e ngjarjes. Si rezultat i hetimit, kemi identifikuar 4 autorë, 2 punonjës te tatimet, IT, nga të cilët ka dyshim se kanë rrjedhur të dhënat e disa muajve.

Specialistja e IT e cila është e punësuar te AKSHI, duke pasur akses në të dhënat personale, ia ka shpërndarë një kolegu te Tatimet, dhe ia kane shitur subjekteve private. Nuk ka ndërhyrje në sistemin kompjuterik, janë arrestuar dhe dy autorë te tjerë që i përkasin sektorit privat.

Prokuroria vazhdon hetimet intensive dhe në pista të tjera edhe në institucionet e tjera. Pasi dolën në media dhe qarkulluan te kushdo dhe të dhënat e targave. Veprimtaria e tillë ka ca muaj që po zhvillohet, me patronazhistët dhe të dhënat sensitive policia dhe prokuroria po punojnë për të nxjerrë para ligjit personat përgjegjës.

Edhe për njerëzit që i kanë shitur te subjekte të ndryshme dhe për ata që kanë pasur akses te këto të dhëna.

Garantojmë secilin qytetar për hetim objektiv të plotë dhe për të zbuluar qëllimin e autorëve.

Unë shpjegova mekanizmin e ngjarjes, bëhet fjalë për pagat e disa muajve, më pas është ndjekur zinxhiri i ngjarjes, është zbuluar se përmes shitjes dhe blerjes së të dhënave të subjeteve private, shpërndarja është bërë masive.

Unë e shpjegova më sipër që prokuroria po heton edhe në drejtim të hetimit të qëllimit të përdorimit të këtyre të dhënave. Jemi në kuadër të hetimit të qëllimit./faxweb