May 18, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Daçiq: Shqiptarët edhe serbët janë “vëllezër”

Kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq i ka quajtur kroatët edhe shqiptarët “vëllezër sipas ar.mëve”, duke komentuar paralajmërimin e ministrit kroat të mbrojtjes se “Kroacia është vend që është e gatshme të ndihmojë Kosovën në transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri”.

“Për shumë vite edhe dekada ekziston koalicioni mes kroatëve dhe shqiptarëve separatist nga Ish-Jugosllavia. Ar.mët janë siguruar nga ato kanale”, ka thënë Daçiq në emisionin “Hit tvit” në TV Pink.

Ai shtoi se shumë politikan shqiptar dhe separatist ishin në ushtrinë kroate, duke përmendur Agim Çekun.

“Nuk ka këtu asgjë të re, ata janë vëllezër sipas ar.mëve, ishin edhe në Iufton e parë edhe të dytë botërore. Ishin në anën e kundërt të shumicës njerëzore, por ajo nuk iu merr si e keqe. Nuk iu merr si e keqe as kur Iuftuan kundër Amerikës, Britanisë, Francës,…” tha Daçiq.