July 26, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Çmenduri Në Kopshtin Zoologjik, Gruaja Kalon Gardhin E Sigurisë Dhe I Del Përpara Luanit

Duhet të jesh e çmendur apo ndoshta shumë guximtare ti dalësh përpara mbretit të kafshëve.Nuk dihet se cila nga karakteristika ka kjo grua në video, e cila ndërsa vizitonte kopshtin zoologjik në Bronks kaloi gardhin e sigurisë dhe u afrua pranë luanit./

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa video e ngarkuara në rrjetet sociale po bëjnë namin në internet.Siç mund ta shikoni, nuk kuptohet nesë ka frikë gruaja nga luani apo vetë luani nga gruaja

Ajo duket krejt e relaksuar edhe pse shumë pranë luanit. Herë e shikon me duart lidhur, më pas nis e kërcen duke pritur të marrë një reagim nga kafsha. Gruaja nuk u step edhe kur luani bëri një hap përpara drejt saj

Nuk dihet sesi gruaja arriti të kapërcejë gardhin dhe as sa kohë qëndroi aty. Kopshti zoologjik tha në një deklaratë se: “Gardhi dhe rregullorja ekzistojnë për sigurinë e vizitorëve, stafit dhe të kafshëve. Kemi një politikë tolerancë zero për shkelje të tilla. Kjo shkelje ishte shumë e rëndë dhe mund të rezultonte me një dëmtim serioz apo edhe vdekje “.

Për fat të mirë, nuk pati asnjë lëndim. Policia e New Yorkut po heton. Që nga mbrëmja e së martës nuk ishte bërë asnjë arrestim, sipas një deklarate të departamentit.