November 28, 2020

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Champions League përmbyll sot ndeshjet e para, Bayern e nis ndaj Atletico Madrid, spikat Ajax-Liverpool

Champions League do të përmbyllë sot ndeshjet e para në grupe. Është radha e 4 grupeve të para A,B,C,D, ekipet e të cilave do të zbarkojnë për herë të parë në fushë këtë sezon.

Kampionët në fuqi, Bayern Mynih i pret një sfidë e vështirë në ”Allianz Arena” përballë Atletico Madrid. Spanjollët kanë një ekip solid këtë vit kurse gjermanët kanë filluar sezonin me luhatje.

Po ashtu një sfidë e bukur pritet të jetë Ajax-Liverpool për shkak të lojës së hapur dhe intensive që luajnë dy skuadrat. Real Madrid pret Shakhtar Donetskun kurse Inter e nis në Milano ndaj Borussia Moenchengladbach.

Gjimshiti me Atalantën do të luajnë në Danimarkë ndaj Midtjylland. Ndërkaq luhen dhe sfidat Olympiacos- Marseille, Manchester City- Porto dhe Salzburg Lokomotiva e Moskës.