Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Çfarë po ndodh? Forca të shtuara të Policisë me Njësinë Speciale zbarkojnë te rruga B

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë tek vendi i njohur si rruga B.

Lexues të lajmi.net kanë dërguar fotografi në adresë të redaksisë por nuk kanë dhënë informacione se për çfarë bëhet fjalë, shkruan lajmi.net.

“Shumë policë dhe Njësia Speciale”, thotë ky lexues për lajmi.net teksa flet për prezencën e policisë atje.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me policinë e Kosovës për t’i pyetur lidhur me rastin por të njëjtit nuk janë përgjigjur ende.