Connect with us

Çështja për ish-ministrin Saimir Tahiri, gjyqtarja merr vendimin e papritur!

Të Ndryshme

Çështja për ish-ministrin Saimir Tahiri, gjyqtarja merr vendimin e papritur!

Një ditë para mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj ish-ministrit Saimit Tahiri, një nga gjyqtaret e trupit gjykuese është tërhequr.

Mësohet se gjyqtarja Daniela Shirka është tërhequr në mënyrë të papritur dhe do të zëvendësohet nga gjyqtari Florjan Kalaja, gjyqtar i komanduar në Gjykatën e Apelit Durrës, i cili ka kaluar vetingun në fund të vitit 2020.

Kujtojmë se seanca për Tahirin në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është parashikuar të mbahet ditën e nesërme, më 5 Janar, në orën 10:00.

Pjesë e trupit gjykues për ish-ministrin e Brendshëm janë Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.

Tashmë çështja e Tahirit do të rigjykohet, ku do të merret edhe vendimi përfundimtar. Dënimi i fundit që mori Tahiri ishte me 5 vite burg i konvertuar në 3.4 vite shërbim prove.

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top