October 25, 2020

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Carovska: Qasja në arsimin cilësor është parandalimi më i mirë nga varfëria

Qasja në arsimin cilësor është parandalimi më i mire nga varfëria, prandaj si ministre e vazhdoj angazhimin tim të fortë për të zhdukur varfërinë dhe për t’i përmirësuar kushtet për mësimin në vend.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në video fjalimin me rastin e kremtimit të Ditës Ndërkombëtare – 17 Tetori për luftën kundër varfërisë.“Mungesa e qasjes në arsim të mirë është e lidhur drejtpërdrejt me varfërinë. Prioriteti ynë kryesor është të sigurojmë qasje të barabartë në mësim për të gjithë fëmijët dhe ta përmirësojmë cilësinë e tërë procesit arsimor përmes sërë reformash. Me këtë drejtpërdrejtë do t’i përmirësojmë shanset për zhvillim, përfshirje në shoqërinë të çdo fëmije dhe punësimin e tij pas përfundimit të shkollimit,” tha Carovska.

Dita Ndërkombëtare e këtij viti për zhdukjen e varfërisë e presim në kushte të jashtëzakonshme. Pandemia botërore në mënyrë plotësuese e theksoi më tej hendekun shoqëror në vendet dhe nevoja të investojmë në arsimin që ta zvogëlojmë varfërinë.“MASH-i u bën thirrje të gjithë partnerëve të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për t’i tejkaluar të gjitha sfidat. T’i korrigjojmë të gjitha padrejtësitë dhe të mundësojmë qasje të barabartë në arsimin cilësor për çdo fëmijë. Para nesh kemi shumë punë dhe shumë reforma që duhet t’i zbatojmë sa më shpejtë. Pandemia po na e vështirëson jetën e përditshme dhe punën, por na ka ndihmuar në disa mënyra. Ta përshpejtojmë digjitalizimin, t’i përshpejtojmë reformat dhe ta lëvizim të gjithë sistemin arsimor,” tha Carovska në fjalimin.

Ministrja Carovska me rastin e 17 tetorit javën e kaluar vizitoi shkollën fillore “Panajot Ginovski” në Komunën e Butelit ku me nxënësit e klasës së parë lexuan libra me fotografi me përmbajtje edukative dhe biseduan për atë se sa është i rëndësishëm mësimi.