Brenda jahtit superluksoz të CR7, me të cilin po kalon pushimet pranë vendlindjes

Brenda jahtit superluksoz të CR7, me të cilin po kalon pushimet pranë vendlindjes

 

Pas përfundimit të aventurës në Euro 2020, ku Portugalia kampione u eliminua në fazën e 1/8-ave, Cristiano Ronaldo po kalon disa ditë pushime në vendlindje.

Por ndryshe nga koha kur jetonte në ishullin e Madeiras dhe familja e tij nuk ishte e pasur, sulmuesi portugez është rikthyer atje me jahtin superluksoz që kushton mbi 6,5 milionë euro.

Mjeti ekstravagant, 26 metra i gjatë, u ble nga CR7 vitin e kaluar dhe këtë verë e gjithë familja Ronaldo po e shijon në maksimum. Jahti ka pesë kabina dhe 6 tualete.

Gjithashtu, ka një kuzhinë tepër moderne dhe dy “zona relaksi”, përveç se një dhomë ngrënieje gjigante.

Me një motor 1900 kuaj fuqi, jahti arrin një shpejtësi prej 51 km/h. I gjithë mjeti është ndërtuar me fibra karboni dhe peshon 93 tonë.