Braziliania me kofshët më të fuqishme, për pak sekonda arrin ta shtyp shalqirin 12 kilogramësh

Braziliania me kofshët më të fuqishme, për pak sekonda arrin ta shtyp shalqirin 12 kilogramësh

Alessandra Alves e njohur si femra me kofshët më të fuqishme në Brazil, ka arritur që pa ndonjë problem që shalqirin afro 12 kilogramë ta shtyp plotësisht në momentin që e futi në mes të këmbëve.

Alves të cilës i ka pëlqyer bodybuildingu dhe që me këtë sport filloi të merret si 14-vjeçare, nuk e pati të vështirë që brenda disa sekondave ta shtyp shalqirin gjigant.

Braziliania që dikur kishte punuar edhe si modele fitnesi, tha se ndihet mrekullueshëm kur i sheh femrat duke kryer disa gjëra që deri më tani është konsideruar si mund t’i bëjnë vetëm meshkujt.

Ajo jo vetëm që shfaqi talentin në shtypjen e shalqinjve, por edhe në peshëngritje – dhe atë deri në 150 kilogramë. /Telegrafi/