Bes Kallaku: Gjyqtarët janë bërë milionera nga vjedhja dhe ty të fusin në burg për një tel dritash

Bes Kallaku: Gjyqtarët janë bërë milionera nga vjedhja dhe ty të fusin në burg për një tel dritash

Editoriali i kësaj të diele i moderatorit të “Kosheres” Bes Kallaku lidhet me absurditetin e shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij, Besi ka deklaruar se shqiptarët ndryshe thonë dhe ndryshe veprojnë. Kjo sipas moderatorit, jo vetëm shkakton habi, por edhe është gënjeshtër e madhe ndaj qytetarëve.

“Ne jemi vendi i absurditeve, aq sa llogarite shteti shqiptar ka kopjuar tezën e provimit të maturës nga një shtet tjetër dhe ty të ngel në klasë se pse ke kopjuar në provim.

Ne jetojmë në një vend ku gjyqtarët janë bërë milionera, miliardera nga korrupsioni, nga vjedhja dhe ty të fusin në burg për një tel dritash. Jetojmë në një vend ku nuk ka rast pas çdo operacioni policor ku kapen 100 kg drogë që mos të jetë i implikuar një policë ose një shef i madh që nuk e gjen asgjë atë, po të rrasin brenda ty që të kapin me një cigare ashash.

Jetojmë në një vend ku aktorët aktorët aktrojnë në parlament kurse artistët e vërtetë nuk kanë as teatër.

Jetojmë në një vend ku kemi një analistë për frymë dhe nuk kemi një analizë të saktë pse jemi vendi më i fundit në botë.

Jetojmë në një vend ku kryetari i partisë bërtet për rotacion dhe vetë po vdes si kryetar partie, 27 mandate.

Zoti na ruajtë dhe do t’ju them dhe absurditetin e fundit. Kur ke një konferencë për shtyp, është dikush që nuk merret me konferencën, po merret me mënyrën se si të shyp gazetarët. Rama dhe gazetarët, zoti na ruajtë”, ka thënë ndër të tjera Kallaku.