Connect with us

Bëhuni gati për spektakël sonte në qiell! Shi meteorësh mbi kokat tuaja, ja kur mund ta shihni

Aktuale

Bëhuni gati për spektakël sonte në qiell! Shi meteorësh mbi kokat tuaja, ja kur mund ta shihni

Meteorët janë një fenomen i zakonshëm kozmik. Por në disa raste, si sonte, do të ketë një ‘shi’ të vërtetë.

Kjo është ‘stuhia’ e parë e meteorëve për vitin 2022 dhe do të arrijë kulmin më 3 janar rreth orës 20:40 duke u shfaqur pranë Arushës së Madhe.

Ndryshe nga shumica e ‘shirave’ të meteorëve, të cilët vijnë nga mbeturinat e lëna pas nga kometat, Quandrantids ( fenomeni që do ndodhë sot) vjen nga asteroidët 2003 EH1, që mund të jenë kometa të vdekura.

Për të parë “shiun e meteorëve” do t’ju duhet të gjeni një zonë të errët qielli dhe një horizon të qartë sipas NASA-s, e cila thotë se ata do të jenë të dukshëm gjatë natës në qiell, shkruan Daily Mail.

Meteorët janë rezultat i grimcave të vogla që hyjnë në atmosferën e Tokës me shpejtësi të lartë, zakonisht rreth 90,000 mph për Quadrantids.

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top