Bëhuni gati për festë madhështore te sheshi “Nënë Tereza”. Ja çfarë do të ndodhë

Bëhuni gati për festë madhështore te sheshi “Nënë Tereza”. Ja çfarë do të ndodhë

Bëhuni gati për 6 shtatorin djem e vajza sepse në atë ditë sheshi “Nënë Tereza” do të shndërrohet në një ylber të vërtetë! “Colour Day Festival” do të mbajë edicionin e tij të tretë dhe surpriza të vërteta janë rezervuar për atë ditë. Disa nga këngëtarët dhe DJ-të më në zë të momentit priten të performojnë në këtë festival, prandaj sigurohuni që nuk do ta humbisni këtë festë aspak të zakonshme.

Vitin e kaluar festivali nuk u mbajt për shkak të pandemisë si pasojë e masave të marra ndaj Covid-19. Mirëpo, tanimë që situata duket optimiste, më në fund mund t’i kthehemi pak nga pak jetës normale.

“Ditën e hënë më 6 shtator vjen në Tiranë për herë të tretë “Colour Day Festival”, që me skenën shumëngjyrëshe do të mirëpresë në sheshin “Nënë Tereza” performuesit, DJ dhe këngëtarët më të dashur të momentit”, është bërë i ditur nga faqet zyrtare të festivalit në rrjetet sociale.

Epo më në fund, pas një situate aspak të zakonshnme, në muajin shtator me qeskën tuaj të ngjyrave do të keni mundësi të ngjyrosin ylberin tuaj. Përsa i përket detajeve të tjera të festivalit, ato do të bëhen të dituara për publikun në ditët në vijim dhe mezi po i presim.