January 22, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Bastet sportive onlajn garantojnë sigurinë për pjesëmarrësit në lojë-një arsye më shumë që Qeveria ta heq rregulloren

Nga dje u shuan serverët për bastoret sportive onlajn të bastoreve të licencuara maqedonase. Qeveria fuqizoi me ligj Rregulloren të miratuar në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën për herë të parë në vendin tonë bastoreve sportive vendore i mundësohet që të ofrojnë baste onlajn.
Bastoret onlajn, në pajtim me nenin 19 nga Ligji për lojërat e fatit në faqet e huaja është ilegal dhe akti i këtillë nuk garanton asnjë siguri në raport me të hyrat dhe të dalat. Edhe përskaj kësaj, lojëtarët praktikojnë bastet onlajn në faqet e huaja, por me miratimin e Rregullores fotografia pjesërisht u ndryshua, ndërsa mjetet nga tatimet në vend që të dalin jashtë janë futur në arkën e brendshme. Nga ana tjetër, bastoret onlajn në faqet e bastoreve vendore janë të sigurta dhe të thjeshta për të gjithë pjesëmarrësit në lojë.

Është me rëndësi të theksohet se bastoret onlajn u dëshmuan si një mekanizëm i shkëlqyeshëm për mbrojtjen e adoleshentëve dhe pjesëmarrjen e tyre në këtë lloj të lojërave të fatit, pikërisht për shkak të rregullave të rrepta gjatë sistemit të regjistrimit i cili automatikisht nuk lejon pjesëmarrjen e personave nën 18 vjet.
Për regjistrim, pjesëmarrësi në lojërat e fatit në internet ka krijuar një llogari në të cilën detyrimisht vendos të dhënat personale që përfshijnë datën e lindjes dhe numrin amzë, si dhe të dhënat e llogarisë bankare prej ku dhe ku paguhen mjetet. Nëse organizatori i lojërave të fatit në internet përmes uebit ose aplikacioneve në telefon vërteton se pjesëmarrësi i regjistruar ka dhënë informacione të rrejshme edhe përskaj asaj që tashmë është i regjistruar ai menjëherë përjashtohet dhe prishet regjistrimi i tij.
Nga Asociacioni vazhdimisht theksojnë se bastoret sportive nuk kanë interes nga pjesëmarrja e adoleshentëve në bastoret sportive. Në pajtim me Ligjin aktual, cështja e ndalimit të pjesëmarrjes së adoleshentëve në lojërat e fatit dhe ndalimit në hapësirat ku realizohen lojërat e fatit është tërësisht e rregulluar. Në nenin 20 qëndrimi 1 nga Ligji është rregulluar se personave më të ri se 18 vjet iu ndalohet hyrja dhe pjesëmarrja në lojërat e fatit, ndërsa dënimet për mos respektimin e këtij neni janë të mëdha.
Shërbimi i basteve sportive onlajn përmes bastoreve të licencuara vendore ishte prezent vetëm gjashtë muaj, ndërsa sipas analizave të Asociacionit të Bastoreve Sportive të Maqedonisë, në arkën shtetërore kanë hyrë më shumë se 100 milion denar vetëm nga lojërat onlajn. Tani thuan nga ABSM, përvec që po humb industria, po humb edhe shteti edhe atë pikërisht në periudhën kur është i nevojshëm rigjallërimi i ekonomisë i goditur nga kriza kovid. Në mënyrë shtesë, shtuan, se duke marr parasysh faktin se lojëtarët gjithnjë e më shumë po luajnë onlajn, fitimet do të ishin shumë më të mëdha ose sipas llogarive të tyre midis 500 dhe 600 milion denar.
Asociacioni ka dërguar një propozim tekst për implementimin e Rregullores në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese deri te Qeveria dhe Ministria e Financave dhe presin reagim të shpejt të institucioneve.