July 29, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Basha e mundi, reagon për herë të parë Agron Shehaj: Ju them të gjithëve….

Agron Shehaj ka reaguar për herë të parë pasi hu mbi garën për kryetar të Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale Shehaj ka falenderuar të gjithë demokratët që e votuan.

 

Ai nuk ka bërë komente rreth procesit zgjedhor në selinë blu, ndërsa mirënjohje ka shprehur edhe për të gjithë ekipin që punoi për të.

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë,” shkruan Shehaj, ndërsa ka paralajmëruar se do të ketë dalje televizive mbrëmjen e sotme.

Profil kandidati/ Kush është Agron Shehaj, sipërmarrësi i suksesshëm të cilit Basha i besoi 'ballin e vendit' në Vlorë - KRYESORE