June 22, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Avokate dhe nënë e një vajze, zbulohet bukuroshja me të cilën është “përputhur” Riniani

Riniani pas daljes nga “Përputhen” nuk është më beqar dhe zemra e tij ka filluar të rrahë sërish për dikë. I ftuar në “Shqipëria live”, pak ditë më parë Riniani tregoi se vajza nuk i përket showbizit dhe tani ka vendosur ta bëjë lidhjen publike.

Ish-konkurrenti ka postuar foton e parë me partneren, e cila është një brune shumë bukuroshe. Përkrah fotos, Riniani ka shkruar: “Buzëqeshja e saj”, duke treguar se është dashuruar me të nga ky tipar.

Partnerja e Rinianit quhet Anisa dhe në bion e saj në Instagram tregon se është nënë e një vajze dhe punon avokate në Spanjë.

“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, ka treguar Riniani.