Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

At.ent.ati në “Don Bosko”/ 35-vjeçari që humbi jetën do bëhej baba i një vajze, ja çfarë po heton policia

35-vjeçari Erion Çela, i cili humbi jetën nga pl umbat e kalla shnikovit teksa ishte në një lokal në ‘Don Bosko’ me të afërm të tij, do të bëhej shumë shpejt baba. Bashkëshortja e vi ktimës, Erion Çela, është shtatzënë dhe pret një vajzë.

Makina e autorëve dyshohet se ka ardhur nga zona e Spitalit të Traumës drejt lokalit, më pas, nga mjeti tip “Benz” janë lëshuar dhjetëra plu mba kall ashnikovi në drejtim të tavolinës ku ndodheshin vi ktima dhe të pla gosurit.

Këta të fundit dyshohet se kishin lidhje të afërta familjare mes tyre. Pas kri mit, autorët janë larguar po nga drejtimi që kanë ardhur e më pas kanë humbur gjurmët mes lagjeve të Laprakës.

Pista që po dyshon policia është ajo e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi 41-vjeçari Edmond Crroj, i identifikuar si daja i vi ktimës dhe njërit prej të pla gosurve kishte precedent të theksuar kr iminal në shtetin italian.

Rrethimi i zonës, ka sjellë problematika për autoambulancat që kërkojnë të futen për në Spitalin e Traumës, ndërkohë, autorët sipas raportimeve janë kujdesur që të mos lënë thuajse aspak gjurmë në vendngjarje dhe kjo rrit më tepër dyshimet e policisë që ngjarja mund të jetë kryer nga persona profesionistë.