Connect with us

“As mos e mendo të kthehesh në shtëpi”, mesazhi i gruas së Ilirit është kaq i qartë

Aktuale

“As mos e mendo të kthehesh në shtëpi”, mesazhi i gruas së Ilirit është kaq i qartë

Mbrëmjen e sotme, bashkëshortja e Ilirit, Emanuela ka nisur një videomesazh për bashkëshortin brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Ajo i ka thënë se ka marrë vesh shtyrjen e emisionit me 1 muaj më shumë, e në pikën që është nuk duhet të heqë dorë.

“E kuptoj që për ty nuk është e lehtë, por realisht rri i qetë. As mos e mendo të kthehesh në shtëpi”, i ka thënë ajo duke shtuar se Iliri duhet të kthehet në shtëpi me kupën e fitores.

Emanuela e ka qetësuar gjithashtu duke i thënë se puna e Ilirit shkon çdo gjë si duhet dhe se ka kontaktuar me vajzat e baletit.

Iliri e priti këtë mesazh i qetë, i buzëqeshur duke qëndruar në heshtje përpara ekranit./revistawho.com

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top