Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Arrestohen 2 zyrtarë të lartë , dalin detajet

Ka shkuar në 5 mbrëmjen e sotme numri i të arrestuarve për 119 kg kokainë që u kapën në një kontenier me banane të një kompanie në Tiranë.

Fax News mëson se mbrëmjen e sotme janë arrestuar një agjent i AKU-së dhe një agjent doganor në Durrës. Sipas dyshimeve ata kanë firmosur shkresën për ngarkesën me fruta ekzotike ku u gjet droga pa mbërritur kontejneri akoma në Portin e Durrësit.

Të paktën tre nëpunës të Portit të Durrësit pritet të arrestohen gjatë orëve të mbrëmjes së sotme për çështjen e 119 kilogramë kokainë të kapur po në këtë port më 31 dhjetor të vitit që lamë pas, u raportua me heret ne media.

Rikujtojmë se sasia e kokainës u kap në datë 30 dhjetor në një kompani bananesh në Vaqarr. Ai kishte ardhur nga Ekuadori dhe kishte kaluar tranzit në Itali për te mbërritur pastaj në Durrës. Deri më tani në burg ishin 3 persona, Marson murataj, Gëzim Kalaja, Hasan Saliu.