October 25, 2020

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Armata e Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s në misionin e parë në Kosovë

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s për herë të parë direkt merr pjesë në misionin KFOR. Rotacioni i parë është i përbërë nga oficerë të shtabit dhe tog për sigurie, të cilët do të sistemohen në komandën kryesore të misionit dhe komandës “Perëndim”.

Me praninë e kreut më të lartë ushtarak dhe shtetëror në kazermën “Ilinden” në Shkup, do të realizohet solemnitet ushtarak me rastin e dërhimin në kontinentin e parë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR-it. “Pjesëtarët e Armatës gatishmërinë, ndërveprimin dhe aftësinë e tyre për kryerjen e detyrave më të rënda, tani më i kanë dëshmuar në pjesëmarrjen e tanishme 18 vjeçare në misionet paqësore Isaf dhe Mbështetjen vendimtare në Afganistan dhe misionet Liri për Irakun, Altea në Bosnje e Hercegovinë dhe Unifil në Liban”, informuan nga ARM-ja./tv21