Connect with us

Arbana e thotë troç, këtë personazh të larguar do donte ta shihte ende në ‘BBV’

Aktuale

Arbana e thotë troç, këtë personazh të larguar do donte ta shihte ende në ‘BBV’

Arbana Osmani tregoi për “Open” te Eni Vasili ngjarjet që kanë lënë gjurmë në karrierën e saj profesionale për vitin që lamë pas.

E para është mbyllja e programit “Dua të të bëj të lumtur” pas 5 vitesh dhe e dyta eksperienca me Big Brother VIP. “Në plan profesional kanë qenë dy ngjarje të rëndësishme për mua:

mbyllja me sukses e 5 viteve “Dua të të bëj të lumtur” , dhe gjithashtu rifillimi i Big Brother, kësaj herë në edicionin VIP, që është më i shikuari, më i diskutuari dhe komentuari.

Është kthyer tashmë në një fenomen social, është bërë pjesë e shoqërisë shqiptare”, tha ajo. Por a priste Arbana që Big Brother të kishte këtë sukses?

Arbana: Arsyeja kryesore pse unë pranova ta prezantoj menjëherë këtë spektakël, ka qenë përfshirja e Lori Hoxhës si producente, dhe kjo ka qenë një garanci për mua, që Top Channel do të bënte maksimumin, që ky program do të shkëlqente në çdo pikëpamje. Kështu që po, e prisja, i gjithë stafi ka qenë shumë i motivuar që nga fillimi.

Po cilin nga personazhet e larguar do të donte Arbana, ta shihte ende brenda shtëpisë? Arbana: Më ka ardhur keq për të gjithë, dhe realisht është e vështirë sa herë që del një i eleminuar nga shtëpia, të vjen keq sepse janë si pjesë e shtëpisë. Më ka ardhur më tepër keq për Fifin, e cila ishte absolutisht nje personazh i jashtëzakonshëm brenda BB VIP.

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top