July 26, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Anëtari i bërë ‘tapë’ i PD-së i ndërpret fjalën Edith Harxhit, përjashtohet nga mbledhja

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me anëtarësinë e PD-së në Korçë.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, teksa ka shpalosur programin e saj para anëtarëve të PD-së.

Por në 2 momente fjala e saj është ndërprerë nga një person i pranishëm në mbledhje, i cili komentonte fjalimin e Harxhit duke thënë “nuk duam të dëgjojmë përralla”.

Burime për mediat thonë se anëtari i PD-së që ka ndërprerë Harxhin ka qenë i de hur dhe është nxjerrë nga mbledhja.