Ami: Ermali më kërkoi të merrja pjesë në film, ja pse nuk pranova

Ami: Ermali më kërkoi të merrja pjesë në film, ja pse nuk pranova

Amarda Toska në një intervistë ka rrëfyer se Ermali ka tentuar ta përfshijë në një nga filmat e tij, por moderatorja nuk e ka pranuar. “Me thënë të drejtën më ka propozuar të jem pjesë tek një nga filmat e tij, por nuk pranova. Bëhet fjalë për një rol episodik dhe nuk mendoj se isha e përshtatshme.

Gjithashtu, edhe Joelit i është ofruar një rol, por vogëlushi nuk e ka gjetur veten. Ndodhi diçka në lidhje me serialin. Duke qenë se Joeli ka qejf të jetë pjesë e këtyre stafeve, Ermali donte ta përfshinte. Roli nuk është ashtu si Joeli ka temp eramentin me hedhje, me personazhe, por është pak i ndjerë dhe melankolik. E lexoi skenarin dhe tha ‘jo’ nuk është për mua”, tregoi Ami.