October 22, 2020

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Ambasada ngushëllon vdekjen e tre kosovarëve në aksidentin në Gjermani

Tre kosovarë kanë vdekur derisa po udhëtonin me veturë në Gjermani.Aksidenti ku kanë vdekur kosovarët ka ndodhur në Gjermani pak kilometra nga kufiri me Zvicrën, ndërkaq sipas mediave gjermane në aksident ishin përfshirë vetura me një kamion.Për këtë ka reaguar Ambasada e Kosovës në Gjermani duke e quajtur një javë të zezë për Kosovën pasi ditë më parë vdiqën edhe dy vëllezër nga fshati Ratishë e Deçanit që u goditën për vdekje nga treni në Gjermani.“Java që po e lëmë pas ishte e zezë për Kosovën”, thuhet në komunikatë.Ambasada njofton se në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë është në kontakt të afërt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të aksidenteve në Bruckerg të Bavarisë ku humbën jetën dy vëllezër dhe Meersburg të Baden-Ëürttemberg ku sot kanë humbur jetën edhe tre shqiptarë nga Kosova gjatë udhëtimit për Zvicër.Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, po ashtu ka reaguar për vdekjen e tre bashkëatdhetarëve në Gjermani pas aksidentit.Pacolli përmes Facebook tha se lajmi për tre bashkatdhetarë të tjerë të vdekur në Gjermani është jashtëzakonisht i rëndë.“Java që lëmë është e rëndë për Kosovën. Të moshës 12, 18 dhe 35 vjeç janë viktimat e radhës, të familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë të Ferizajit, së cilës ju shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten!”, ka shkruar Pacolli.