Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Aksione në Tiranë, policia në “lupë” makinat luksoze, kontrolle të rinjve për a,rmë

Policia e Tiranës po organizon operacione të shumta në të gjitha zonat për kapjen e personave që lëvizin me ar,më. Në “shënjestër” të policisë mësohet se janë vënë makinat e shtrenjta.

Sjellim ndërmend që një ditë pas atentatit në Tiranë që la një të vdekur dhe katër të plagosur, drejtori i policisë së shtetit Gledis Nano zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me drejtuesit e qarqeve. Në fokus ishte goditja e krimit dhe zbulimi i autorëve.

Porositë e drejtorit për vartësit në qarqe ishin katër, por e treta lidhet edhe me ngjarjet e bujshme kriminale si vitin e kaluar, por edhe në atentatin pasditen e djeshme në “Bon Dosko”.

Katër porositë;

-Thellimi i veprimeve hetimore, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

-Bashkëpunim dhe koordinim më të mirë mes strukturave policore që operojnë në pikat e kalimit kufitar, ato në terren e me shërbimet inteligjente, për marrjen në kohë të informacioneve për personat me precedent kriminal që kthehen nga jashtë shtetit dhe mbajtjen nën kontroll të tyre, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

-Intensifikimi i kontrolleve në territor, për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, bllokimin e automjeteve të vjedhura, kontrolle në varreza makinash e servise makinash ku mbahen të fshehura apo çohen makinat e vejdhura, që më pas bëhen pjesë e ngjarjeve kriminale.

-Parandalimi i aksidenteve rrugore, duke intensifikuar kontrollet me makinën inteligjente, me radarët, mjete e paloguara, ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, duke filluar menjëherë edhe me këmbësorët që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
/abcnews.al/