Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Aksidenti, mësohet gjendja e gazetarit Alfred Lela

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Munellë të Pukës ku është përfshirë edhe gazetari i njohur Alfred Lela.

Mësohet se 2 alpinistët që kanë qenë bashkë me Lelën kanë rënë në një humnerë. Pas ndërhyrjes së forcave të policisë për nxjerrjen e tyre, njëri nga alpinistët nuk është gjetur. Kërkimet po vazhdojnë ende por gjetja bëhet akoma më e vështirë për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë.

Gazetari lfred Lela ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë mbetet ende e paqartë nëse kemi të bëjmë me një aksident rrugor apo alpinistët kanë rënë nga lartësia teksa kanë qenë duke përshkruar zonën në këmbë.