Aksidenti/ Kush ishte në makinën “Audi” që përplasi “Toyotën” (EMRAT)

Aksidenti/ Kush ishte në makinën “Audi” që përplasi “Toyotën” (EMRAT)

Një automjet “Audi” që lëvizte me shpejtësi dhe ku ndodheshin tre të rinj, shkaktoi aksidentin tragjik mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, me pasojë vdekjen e 4 anëtarëve të një familje.

Në njoftimin e bërë publik për mediat, policia sqaron se në automjetin “Audi” ndodheshin Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi. Këta të fundit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

“Audi” besohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në tentativë parakalimi ka goditur nga pas makinën “Toyota” me targa greke.

Automjeti i familjes Gushi del nga rruga dhe përfundon në anë të një kanali, i shkatërruar plotësisht. Bilanci është tragjik, të katër anëtarët e familjes humbin jetën.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj drejtuesit të automjetit, hetimet ndaj të cilit do të zhvillohen teksa ndodhet në spital.