Connect with us

Aksident i trefishtë, një grua dërgohet në spital

Aktuale

Aksident i trefishtë, një grua dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë – Thumanë, ku janë përfshirë 3 mjete.

Për pasojë ka mbetur e plagosur një grua me inicialet K.Gj, e cila ëhstë transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:25, në aksin rrugor Fushë-Krujë Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin R. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. Gj., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin Sh. S.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetësja K. Gj., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi P. Gj, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top