Connect with us

Aksident i frikshëm, “Benzi” dhe “Seati” bëhen “copë copë” nga përplasja. Plagoset një 26-vjeçare (Video)

Aktuale

Aksident i frikshëm, “Benzi” dhe “Seati” bëhen “copë copë” nga përplasja. Plagoset një 26-vjeçare (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier pasditen e sotme, në afërsi të nënkalimit të Novoselës. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se si pasojë e përplasjes së një automjeti tip “Benz” me një mjet tip “Seat”, është plagosur pasagjerja e këtij të fundit, shtetasja M. D., 26 vjeç, banuese në Fier.

26-vjeçarja është transportuar në spital, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2022, rreth orës 18:05, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të nënkalimit të Novoselës, shtetasi N.A.,27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja e mjetit ” Seat”, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top