Aketa Vejsiu drejtoresha e re e RTSH? Ja çfarë thotë vetë moderatorja

Aketa Vejsiu drejtoresha e re e RTSH? Ja çfarë thotë vetë moderatorja

Alketa Vejsiu ka realizuar një ‘Ask a question’ me publikun, se intervistat në televizion i shmang përherë, ndaj ca gjëra më tepër u zbuluan edhe sot për të. Moderatorja i është përgjigjur pyetjes lidhur me diisa fjalë që paskan dalë për të. Dikush e pyet: “A është e vërtetë që do shkosh drejtoreshë tek RTSH?”

Në mënyrë të prerë, Alketa pranoi: “Nuk kam ambicje politike as drejtuese në asnjë institucion publik!”

lajm1-com
Me pak fjalë, moderatorja është shumë e lumtur me gjithçka aktualisht dhe me të drejtë. Ajo drejton bizneset e saj dhe disa emisione televizive. Për çfarë t’i duhet përfshirja në të tilla punë?